Të enjten do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës më të përfolur në Prishtinë, rrugës ‘A’ apo siç njihet tani edhe si rruga “Jim Xhema”.
Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës ka thënë për IndeksOnline se faza e parë e projektit është 1.5 km, e cila përfshinë segmentin nga Veterniku deri të rruga ‘B’, pastaj pas dy jave nisin punimet edhe në lagjen Emshir.
“Rruga ka gjithsejtë gjashtë korsi. Punimet do të nisim të enjten nga Veterniku në drejtim të rrugës ‘B’ pastaj pas dy jave do të nisnin punimet edhe në Emshir. Pra këtë vit përfshihet zona e banimit ndërsa projekti sigurisht se do të vazhdoi edhe në vitin tjetër”, ka thënë drejtori Xhaferi.