4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rruga 1 milionëshe Arbëri-Qendër që synon të reduktojë kolonat

Komuna e Prishtinës ka nisur projektin kapital për ndërtimin e rrugës e cila lidh lagjen Arbëria me Qendrën e Prishtinës.

Në projektin afër hekurudhës e rrugës “Tirana”, priten të ndërtohen dy korsi të reja rreth 750 metra për qarkullim të automjeteve, e që pritet t’i lidhin dy rrethrrotullimet, atë të Arbërisë me atë të Lakërishtës, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Krenar Xhaferi, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, tha se ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e veturave, e që do të reduktojë kolonat në masë të madhe.

Realizimi i këtij projekti Komunës pritët t’i kushtojë rreth 1 milion e 100 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img