Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një grua është në gjendje të rëndë.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër është në gjendje më të rëndë”, thuhet në konfirmim.