Një rrufe e fuqishme ka goditur në deti në një moment tepër të rrallë të kapur nga kamerat.
Sipas mediave të huaja, ekspertët në NASA vlerësojnë se pavarësisht se 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, vetëm dy për qind e të gjitha goditjeve të rrufesë ndodhin mbi të.
Pamjet mbi Kanalin Anglez u kapën nga Charlotte Chapman, në Portland Bill, Dorset, gjatë stuhive të së dielës pasdite.
Dhe 32-vjeçarja tha: “Kisha parë stuhinë që po vinte dhe arrita të bëj një video dhe ta inkuadroja këtë pamje mahnitëse”./Prishtinapress/