Rron Gjinovci: Kemi shumë nevojë për zgjedhje të reja

63
Advertisement

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është i mendimit që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

Advertisement

Ai ka thënë opozita nuk po sillet sikur humbëse dhe nuk po sillet normalisht.

“Edhe VV’ja kur ishte në opozitë bënte këso sjelljesh. Për mua është e pakuptimtë. Duhet të qëndrohet në sallë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sjelljet e PDK’së dhe AAK’së në takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sot kanë qenë të pakuptimta.

“Po i shihni edhe vetë. Duket se nuk e kanë marrë mësimin. Por edhe situata nuk është si duhet. VV i deshi 61 deputetë. I ka vetëm 58. Nuk është shumica e duhur”, tha ai.

“Jam që të shkohet në zgjedhje. Enver Hoxhaj le të futet në zgjedhje. E shihni se nuk ka guxim. As partitë tjera. Pse po sillen kështu. Të shkojmë në zgjedhje pra. Pse nuk po bëni zgjidhje. 300 mijë vota i mori Osmani. Asnjë person nuk i ka marrë kaq shumë vota për një pozitë të caktuar. Ka legjitimitet. Kemi shumë nevojë për zgjedhje të reja”, tha ai.

PostAdssFotoja e reklamës