Analisti Rron Gjinovci ka propozuar dërgimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në veri të vendit.
Pas arrestimit në Leposaviq të tre policëve kufitarë të Kosovës, Gjinovci ka thënë se “FSK-ja duhet të vendoset përgjatë kufirit me Serbinë”.
“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë”, ka thënë Gjinovci.
“Boll mo me hajgare”, ka përfunduar ai.
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviqit.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.