Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Një veturë ka dalur nga rruga për arsyeja ende të panjohura. Një person është lënduar, domethënë shoferi ka pësuar lëndime”, tha Zaiti.
“Ai është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ai.