15.3 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Rrjeti i OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” përkrahin protesten nga banoret e Orllanit

Në emër të rrjetit të OJQ-ve lokale, mbështesim dhe përkrahim protesten paqësore të planifikuar për sot nga banoret e Orllanit, komuna e Poujevës me kërkesë legjitime sigurimin e ujit të pijës si e drejt elementare për jetë .
Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me, neglizhencen e treguar nga pushteti komunal i Podujevës dhe me mos gatishmërinë për të trajtuar me prioritet këtë kërkesë tani e 18 vite nga perfundimi i luftës.
Si rrjet i Organizatave Joqeveritare Demokracia Fillon Këtu , mbështesim çdo nismë që trajton problemet e qytetarëve dhe që nuk ka prapavijë politike, gjithashtu iu bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që në asnjë formë të mos mundohen që kërkesat legjitime të qytetarëve ti politizojnë për përfitime politike ditore.
Komuna e Podujevës, duhet që me prioritet maksimal të trajtoj këtë problematik dhe të mos lejoj shpërnguljen e banoreve nga zonat kufitare për shkak të kushteve elementare për jetesë.
Ne gjithashtu iu bëjmë thirrje banorëve te jenë me te zëshëm dhe me te organizuar në mbështetje të kësaj nisme, pasi edhe ata janë përgjegjës për te mbështetur nismat nga shoqëria civile që kan për qëllim zgjidhjen e problemve duke nxitur debat dhe duke dhënë alternativa.
foto arkiv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img