Zyra Koordinuese Rajonale në Prishtinë e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare organizoi pritjen e një delegacioni biznesmenësh të familjes Daaboul me renome botërore si dhe pronar të Korporatës Madar Holding International me më shumë se 30 fabrika në mbar botën me rreth 10000 punëtor.
Takimi u iniciua dhe motivua nga Drejtori për Investime Naim Dedushaj dhe Granit Zeqiri- afarist nga Egjipti si dhe përfaqësues i RRBDSH-së për vendet Arabe, të cilët duke bashkëbiseduar për punën e RRBDSH-së në tërësi si dhe mundësit e investimeve në Kosovë por edhe në trojet Shqiptare, ky delegacion ra dakord ta vizitoj Kosovën si vend me potencial për të investuar për herë të parë edhe në Evropë.
Së pari afaristët nga Egjipti vizituan zyrën Koordinuese Rajonale të RRBDSH-së me ç ‘rast u njoftuan më gjerësisht rreth idesë se funksionimit te Rrjetit si dhe rolit te zyrës koordinuese ne Prishtine.
Sipas agjendës të cilën e ka përgatitur zyra Koordinuese e RRBDSH në Prishtinë ata vizituan kompanitë Prodhuese si dhe kompanitë distributorë, pastaj vizituan disa fabrika prodhuese si Flutura – fabrikë për prodhimin e letrave higjienike; SCAMPA fabrikë për Prodhimin i keseve plastike; AGNESA fabrike prodhuese e tekstilit, si dhe Zonat Ekonomike Industriale.
Gjithashtu ky delegacion vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësin e zgjerimit të prodhimit të tyre edhe në këto vende.
Këta afarist patën mundësin të takohen me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe zëdhënësin e Qeverisë Arban Abrashi i cili shprehi gatishmërinë e qeverisë për te ndihmuar afaristët e interesuar për investime në Kosovë, pastaj mundësin e marrjes së tokës pa pagesë ne 5 komunat potenciale si dhe sqaroj rreth tatimeve ne Kosovë dhe procesin doganor.
Njëkohësisht afaristët u takuan me Ministren e Tregtisë dhe Industrië, znj.Hykmete Bajrami, si dhe kabinetin e saj. Ministrja i njoftoi për ambientin e të bërit biznes në vend dhe rreth mundësive të mira që ofron Kosova për investime.
Po ashtu, ministrja Bajrami informoi bashkëbiseduesit edhe për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe CEFTA-n, të cilat i ofrojnë prodhuesve në Kosovë qasje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e vendit ka gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me investitorët që janë të interesuar për investime në Kosovë.
Përfaqësuesit e kompanisë Madar Holding International, falënderuan Drejtorin për Investime z. Naim Dedushaj, z. Granit Zeqiri si dhe Zyrën e RRBDSH për pritjen dhe vizitat e organizuara, si dhe shprehën interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë në sferën e prodhimit.
Vizita e radhës e këtij delegacioni pritet të bëhet në Mars 2017.