Site icon PrishtinaPress

Rrjet i Grave reagon pas dënimit për dhunimin e 11-vjeçares: Skandaloze dhe të papranueshme

Dje u dënuan me 62 vite burg gjashtë persona që dyshohen në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Në lidhje me këtë dënim ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës.

Përmes një komunikate, RrGK ka shprehur shqetësimin për dënimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje.

Vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 227, paragrafi 7, është e dënueshme me burgim së paku 10 vjet. Në këtë rast, gjykata ka shqiptuar minimumin e denimit, gjë që e vlerësojmë si skandaloze dhe të papranueshme, veçanërisht kur kemi të bejmë me një rast i tillë.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e RrGK-së.

Exit mobile version