Sindikatat e sektorit privat po protestojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës për Ditën Ndërkombëtare të 1 majit.
Përfaqësuesit e sektorit privat dhe sindikatat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të Drejtat Tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”.