-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rritje e infektimeve me coronavirus, brenda javës u konfirmuan 798 raste të reja

Ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me coronavirus.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 205 raste pozitive nga 736 testime sa janë kryer.

Që nga e hëna e deri më sot janë shënuar 798 raste të reja me coronavirus. Aktualisht numri i rasteve aktive me këtë virus është 897.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka bërë thirrje që të vaksinohemi kundër COVID-19.

“Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Kujtojmë se MSh së fundmi ka aprovuar edhe  dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se këtyre ditëve ka shtim të rasteve me coronavirus, me tendencë të rritjes, ndërsa rekomandon që të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes të testohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Në raportin e fundit thuhet se janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19. E që nga fillimi janë administruar 1.830.686 doza të vaksinës anitCOVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img