Site icon PrishtinaPress

Rritja e të hyrave paraqitet më e madhe sesa është, Muharremi: Shikoni grafikonin e manipuluar të pushtetit

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka treguar se si pushteti, sipas tij, po manipulon qytetarët me një grafikon të publikuar për paratë e mbledhura nga Dogana e Kosovës.

Të hyrat në buxhet nga Dogana janë rritur për 71 milionë euro, por pushteti po e paraqet “si me qenë 70%”, thotë Shenolli. Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘vizatuar’ shumë të vogël kolonën e të hyrave në vitin e kaluar, ndërsa e ka paraqitur shumë më të madhe atë për të hyrat e këtij viti, ku dallimi duket shumë më i madh nga sa është në të vërtetë.

“Jemi lodhur me propagandë. Vetëm shiqojeni grafikonin e manipuluar të pushtetit. Dmth ka rritje të të hyrave për 71 milion nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70%”, shkroi Shenolli.

“E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njejta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi. Ska nevojë me manipuluar, vetëm bëjeni punën ashtu si duhet”, shtoi ai.

 

 

Exit mobile version