Site icon PrishtinaPress

Rritja e rasteve me Covid- Vjen njoftimi i fundit nga Ambasada Gjermane për aplikimet për viza

Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza në Gjermani do të reduktohet ndjeshëm.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Ndër të tjera në njoftimin aktual të kësaj ambasade thuhet se nuk mund të përjashtohet mundësia  që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen ose shtyhen.

“Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike” thuhet në njoftim.

Exit mobile version