1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e rasteve me COVID-19, Qeveria ashpërson masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për masa shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19.

Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj.

Zemaj tha se këto masa janë marrë duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19 dhe rritjen e numrit të rasteve.

Më poshtë Telegrafi jua sjell të gjitha masat e reja që janë ndërmarrë:

1.1 Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia dhe përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin
1.2 Të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive
1.3 Për personat të cilët kanë pasur kontakt me personin tashmë i konfirmuar me COVID-19 zbatohen protokollet në fuqi
1.4 Kontaktet duhet të izolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj pune
1.5 Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësorë nëse shfaqin ndonjë simptomë si ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre
1.6 Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre mbikëqyren nga shtabet komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit
1.7 Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK
1.8 Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura
1.9 Inspektoratet sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për inspektoratin dhe ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK
1.10 Punëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të institutit në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre dhe qytetarëve
1.11 Bartja e maskave të jetë obligative
1.12 Punonjësit ashtu edhe palët të mbajnë maska, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhë
1.13 Kontroll rigoroz e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni
1.14 Bartja e obliguar e maskave në transportin publik, taksive si te punonjësit ashtu edhe te udhëtarët, të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve si dhe dezinfektimi i automjetit së paku dy herë gjatë ditës
1.15 Ndërprehen aktivitetet në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik
1.16 Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit, zyrtarët policor
1.17 Ndalim i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore, lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës
1.18 Reduktimi i operacioneve efektive në institucionet shëndetësore
1.19 Bartja e obligueshme e pajisjeve mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucionit
1.20 Kontroll rigoroz i inspektoratit shëndetësorë në institucionet shëndetësore
1.21 Ndalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 persona
1.22 Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur si zyra, qendra tregtare, sportele dhe të hapura, gastronomia në tërësi
1.23 Në veçanti veprimtaritë tregtare si marketet, furrat, barnatoret etj dhe gastronomia janë të obliguara në bartjen e maskave dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve
1.24 Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm në rrethin e ngushtë familjarë
1.25 Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrni zbatimin e këtyre masave
1.26 Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimi i masave rigoroze të rekomanduara nga OBSH-ja
1.27 Komunat të aktivizojnë dhe riaktivizojnë plotësisht shtabet lokale
1.28 Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img