Site icon PrishtinaPress

Rritja e rasteve me COVID-19, nesër Zemaj do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës

Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nesër do të mbajë takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-covid.

Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima dhe 730 raste të​ reja me coronavirus, pas marrjes së​ 1,794 mostrave.

Prej tyre 755 pacientë kanë vdekur.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së coronavirusit.

Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Exit mobile version