Site icon PrishtinaPress

Rritja e penzioneve 20%, Bajrami: Tentativë me ble vota, rritja e çmimeve gjatë qeverisjes Kurti është 22%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “tentativë me ble vota” dhe “skemë të korrupsionit publik” vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të rritur për 20% pensionet, për çka shtoi se vetëm gjatë kësaj qeverisje rritja e çmimeve është 22%.

Postimi i Bajramit:

Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.

Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.

Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%.

Exit mobile version