Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “tentativë me ble vota” dhe “skemë të korrupsionit publik” vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të rritur për 20% pensionet, për çka shtoi se vetëm gjatë kësaj qeverisje rritja e çmimeve është 22%.
Postimi i Bajramit:
Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.
Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.
Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%.