Site icon PrishtinaPress

Rritja e pagës për 6.8 euro, ministrit Murati s’i duket pak

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur që nga sot ekzekutohen pagat në sektorin publik duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi.

Kjo, sipas tij bën që secili punonjës në Kosovë, “nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto”, përcjell Klankosova.tv.

Nga kjo rrjedh, se një punëtor do të përfitojë në muaj 6.8 euro më shumë.

Mirëpo, Murati thotë se edhe pse kjo shumë duket pak, është shumë në tërësi.

“Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milion euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, shkroi ministri në Facebook. 

Exit mobile version