1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e pagës minimale, Mustafa: Qeveria e ka filluar herët fushatën zgjedhore, s’e përballon koston e jetesës

Koordinatori i Departamentit për Finanaca, Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, masat e këtyre ditëve janë ajo çka e ka karakterizuar këtë pushtet të cilat, sipas tij, nuk sigurojnë “ndonjë përmirësim të rëndësishëm apo të qëndrueshëm”.

“Këto masa janë në vazhdën e masave të thata të kësaj Qeverie të cilat i ka ndërmarrë përgjatë gjithë mandatit pa siguru ndonjë përmirësim të rëndësishëm apo të qëndrueshëm të cilësisë së jetës së qytetarit në Kosovë. Tani jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe këto veprime të Qeverisë janë pikërisht në kuadër të fushatës zgjedhore që si duket Qeveria e ka filluar më herët”, tha ai në TëVë1.

Duke e krahasuar rritjen e kostos së jetesës me inflacionin që tejkaloi nivele disa-dekadëshe, veprimet e pushtetit nuk përkthehen në “asnjë masë të qëndrueshme apo përmanente” që qytetarët do ti ndihmonin të përballeshin me krizën.

“Pas katër viteve qeverisje, shohim një ndryshim të politikës fiskale e cila ka efekt 6 euro e 80 cent në pagën e një të punësuari. Pra, kjo na tregon se për çfarë reforma fiskale po flasim apo se çfarë përmirësimi mendon të bëjë kjo qeveri për jetën e qytetarit. Nëse e shohim rritjen e kostos se jetesës që ka ndodhur përgjatë gjithë këtyre viteve, nuk kemi pa asnjë masë të qëndrueshme apo përmanente të kësaj qeverie për ta mbështetur përballimin e këtyre kostove në vazhdimësi nga qytetarët por kemi ndje një ndryshim të politikës fiskale e cila zvogëlon tatim 6 euro e 80 cent”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img