Site icon PrishtinaPress

Rritja e numrit të personave të infektuar me coronavirus, në Klinikën Infektive të shtrirë 20 pacientë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, aktualisht janë të shtrirë 20 pacientë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha.

“Në Klinikë janë të shtrirë 20 pacientë me coronavirus, 5 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 1 në kujdes intensiv”, tha ajo.

Ndryshe, pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, në vendin tonë është rritur sërish numri i personave të prekur me virus. Gjithsej, të konfirmuara janë 1 mijë e 234 raste, 890 prej personave të infektuar  janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse ndaj virusit, në të kundërtën mund të kthehen prapë masat kufizuese.

Exit mobile version