9.3 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Rritja e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Qeveria po heshtë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj rritjes së mundshme të çmimeve të energjisë elektrike.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit, se për katër vjet e ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit.

Bajrami tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë rritje apo nëse Qeveria në detyrë do të ndërmarrë masa.

“Ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë. Mjaft më me rritje çmimesh, mjaft më me justifikime! Qytetarët ende po bartin barrën e inlfaciont mbi 50% të produkteve të konsumit bazë. Energjia nuk është lluks është domosdoshmëri për secilën familje”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img