4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e faturave të rrymës mund t’i rrisë çmimet në treg, bizneset duan subvencionim nga shteti

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), veç ka vendosur për ndryshim tarifash që nënkupton një rritje e energjisë elektrike për 15 për qind të rrymës që do të përfshijë qytetarë e biznese. E kjo sipas Odës Ekonomike mund të ndikojë në rritjen e çmimeve në tregun kosovar, sidomos për produktet prodhuese në vend. Ndërkaq opozita ka kritika për Qeverinë, duke thënë se përkundër se ZRRE është institucion i pavarur, politikat e saj vazhdimisht kanë qenë në përputhje me ato të qeverisë.

Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike mund të reflektojë rritje të çmimeve në tregun kosovar, thotë për Gazetën Express Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ai tha se çdo ndryshim tarifash të energjisë elektrike ndikon në koston e biznesit, duke specifikuar ato prodhuese.

Rafuna tregoi për sfidën që sipërmarrjet prodhuese mund të përballen prej kostos shtesë së rrymës, duke thënë se s’mund të jenë konkurruese për produktet identike që importohen në Kosovë.

”Rritja e çmimit të energjisë elektrike padyshim që nuk është lajm i mirë për bizneset për arsyeje se do t’i sfidojë edhe më shumë, sidomos bizneset prodhuese sepse ia arrtë koston e prodhimit dhe kjo produktet e tyre nuk do t’i bëjë konkurruese në tregun tonë për arsyeje se kemi shumë produkte që importohen dhe kështu e kanë problem t’i bëjnë ballë konkurrencës që produkteve identike, ku dihet që vendet e rajonit por edhe më gjerë i subvencionojnë produktet e tyre“, ka thënë ai.

Referuar kësaj, Rafuna ka një kërkesë për shtetin – kërkon nga qeveria që të subvencionojë koston e rritjes së energjisë elektrike, nëse veç duhet të ndryshohen tarifat.

Sipas tij, Kosova nuk do ta bënte këtë e para, merr referencë Gjermaninë, Kroacinë e Italinë që kanë subvencionuar pjesën e faturës së rrymës të cilën shtetit e ka ngritur për shkak të kushteve që ndërlidhen edhe me krizën energjetike globale.

”Kemi pasur rast me pa nëpër media që qeveria gjermania kur e ka rritë çmimin e energjisë elektrike atë ndryshimin e çmimit ë energjisë e ka subvencioni shteti për bizneset, por edhe qytetarëve të  vetë, njëjtë ka vepruar edhe Italia e Kroacia. Kështu idealja ka qenë që qeveria me subvencioni në qofte se patjetër duhet me u rritë çmimi i energjisë elektrike“, ka thënë ai.

Kryetari i OEK i ka bërë thirrje ekzekutivit për më shumë bashkëpunim.

”Ne vazhdimisht kërkojmë takime me ekzekutivin për problemet me të cilat ballafaqohemi”, ka deklaruar Rafuna.

E ndaj kësaj qeverie të cilës Oda Ekonomike e Kosovës kërkon takime, Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritika.

Në një prononcim për Gazetën Express, deputetja opozitare akuzoi ekzekutivin për këtë lëvizje kah faturat e rrymës.

”Rritja e çmimit të energjisë elektrike 15 për qind do ta afektojë çdo segment të zhvillimit në Kosovë dhe kjo përcjellët me rritje të çmimeve në prodhim, por edhe në shërbime dhe në secilën kategori që do të jetë një zinxhir i tërë që do të reflektohet”, paralajmëroi ajo.

Shton se opozita do të kundërshtojë këtë vendim duke përdorur të gjitha metodat parlamentare.

“Do ta kundërshtojmë në vazhdimësi, do të kërkojmë që vendimi të shfuqizohet”, ka thënë ajo.

Deputetja Deliu tutje potencon se ky vendim duhet të shfuqizohet meqë qytetarët po përballen me shumë vështirësi ekonomike.

“Në kohën kur çmimet janë rritur, pagat kanë mbetur të njëjta, në kohën kur shumë qytetarë po kërkojnë viza që të largohen nga Kosova si asnjëherë më parë ky vendim duhet të shfuqizohet.  Ne që në start e kemi kundërshtuar vendimin dhe si parti parlamentare do t’i provojmë të gjitha mekanizmat tona parlamentare. Është vendim i padrejtë që e vështirëson edhe më tutje jetën e qytetarëve”, ka thënë ajo.

Përndryshe, kjo është hera e dytë brenda pak më shumë se 1 vit që çmimi energjisë elektrike rritet dy herë.

Herën e parafundit kur ZRRE mori vendim për ndryshim tarifash ishte shkurti i vitit 2021, ndërkaq vendimi I dytë është në prill dhe vlen deri më 31 mars të vitit 2014.

Por qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për rrymë e sipas kalkulimeve ata që shpenzojnë 450 kilovatë orë, rritja do të jetë 4 euro e 18 centë. Për ata faturat i kanë 600 kilovatë orë, rritja do të jetë 5 euro e 49 centë. Për ata që harxhojnë 800 kilovatë orë rritja do të jetë 7 euro e 23 centë. Për ata që shpenzojnë 1000 kilovatë për orë, rritja do të jetë 10 euro e 51 centë dhe për ata qytetarë ose biznese që në fatura iu figuron 1 mijë e 200 kilovatë për orë, rritja do të jetë 13 euro e 80 centë.

Për gjatë dy viteve të fundit Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike e sidomos dimrin e vitit 2022, por edhe gushtin e atij viti.

Qeveria e Kosovës shpesh është justifikuar se bëhet fjalë për një krizë komplekse energjetike që përfshin globin.

Megjithatë, opozita përkundër se e pranon ekzistencën e një krize të tillë në rrafshin botëror, akuzon ekzekutivin se ka mundur të bëjë më shumë në këtë drejtim që kriza të zbutet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img