Site icon PrishtinaPress

“Rritja e eksportit më e madhja që u shënua në Evropë”, zyrtari i PDK’së e tallë Bislimin

Drejtori i komunikimit i Partisë Demokratike të Kosovës, Valmir Kaliqi, është tallur me zëvendëskryeministrin e Qeverisë Kurti, Besnik Bislimin, pasi ky i fundit ka thënë se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në Evropë të eksportit. 

“Me e rritë eksportin brenda një viti për 67 %, është rritja më e madhe që u shënu diku në Evropë”, ka thënë Bislimi në një intervistë në ATV.

Klaiqi pas kësaj deklarate të Bislimit ka vendosur një këngë nga reportuari popullor ku dëgjohen fjalët “banja qejfin vetes”.

Shifra për zhvillimin ekonomik ka publikuar ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përmendur rritjen e eksportit dhe të qarkullimit të brendshëm. 

Për këtë ka reaguar ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke thënë se qarkullimi i brendshëm është rritur si rezultat i çmimeve të larta. 

Ndërkohë pa reaguar s’ka qëndruar as ish-kryeministri Avdullah Hoti, duke i thënë kryeministrit Kurti se është rritur edhe importi i Kosovës për shifra milionëshe.

Exit mobile version