8.8 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Rritja e çmimit të rrymës, Molliqaj: Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë shkakton efekt zinxhiror tek shumica e artikujve të konsumit ditor.

Molliqaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook tha se KEDS merr prej Kosovës, pavarësisht nëse Kosova s’ka, ndërsa thekson se askush nuk e di se sa fiton KEDS.

Ai shton se KEDS nuk i bën publike fitime, pavarësisht detyrimit ligjor.

Për rritjen e çmimit të energjisë, Molliqaj ka fajësuar KEDS dhe Qeverinë.

“Kjo rritje nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS. KEDS duhet ta publikojë fitimin menjëherë. Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?”, shkroi Molliqaj.

Postimi i plotë i Mollqajt:

Energjia elektrike është kusht themelor jete. Duke qenë kështu, një qeveri që mendon për njerëzit këtë duhet ta trajtojë si të drejtë, dhe jo si mall. Kjo është e mundur kur planifikon dhe investon për ta rritur prodhimin. Kjo është e mundur edhe kur mendon për njerëzit, më parë sesa për fitimet e kompanisë private.

Paralajmërimet vijnë, KEDS po kërkon rritje të çmimit të energjisë, edhe ZRrE duket e gatshme t’i përgjigjet. Prej vitit 2021, energja është shtrenjtuar 2 herë. Ndonëse jo në të njëjtën masë, secila shtresë shoqërore, por edhe secili biznes e ka vuajtur çmimin e energjisë. Dikush i ka më të pakta produktet e shportës së ushqimit, dikush më të rrallë argëtimin, dikujt i është rritur kostoja e prodhimit. Ekziston veç një përjashtim: e pa ndikuar, si një ishull, si një zonë eksterritoriale, ka mbetur kompania KEDS. KEDS merr prej Kosovës pavarësisht nëse Kosova s’ka. Njëherë merr prej qytetarëve; kur atyre iu shtrëngohet rripi, fitimin ia kompenson Qeveria nga buxheti. Për informatën tuaj, KEDS nuk i bën publike fitimet, pavarësisht detyrimit ligjor. Askush nuk e din sa fiton KEDS-i. Kjo është pikë neuralgjike; siç duket, këtu duhet të përqendrohemi. I kemi në një vend dy probleme kyqe: KEDS e shkel ligjin kur nuk i tregon fitimet; fshehja na dërgon te arsyeja e fshehjes. Po flasim për shifrat milionëshe që nuk cënohen as kur të gjithë varfërohen.

Tashmë dihet se çmimi i energjisë shkakton efekt zinxhiror tek shumica e artikujve të konsumit ditor. Kjo, pjesërisht, vjen sepse energjia merr pjesë në kostot e prodhimit të tyre. Por edhe sepse ky ndikim është shndërruar në cliche popullore, dhe lajmi për rritjen e çmimit të energjisë bëhet mundësi spekulimi e lloj-lloj abuzimi tjetër. Tabela/grafiku i mëposhtëm tregon për ndërlidhjen që ka pasur më herët rritja e çmimit të energjisë tek artikujt e shportës ditore. Nëse ndërlidhja do të jetë përafërisht e njëjtë me rritjet e viteve të fundit, secili prej artikujve ushqimor do të rritet.

Kjo rritje nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS. KEDS duhet ta publikojë fitimin menjëherë. Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img