0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e çmimit të rrymës anulon rritjen e pagave

Njohësi i ekonomisë, i cili ishte edhe pjese e qeverisë Kurti I, Edison Jakurti ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se rritja prej 15.4% anulon rritjen e pagave në sektorin publik që hyri në fuqi nga muaji shkurt i këtij viti.

“Shtrenjtimi i rrymës është garanca që norma e inflacionit edhe këtë vit do të jetë e lartë. Për ata që marrin paga nga sektori publik, kjo rritje e anulon rritjen e pagave”, ka shkruar Jakurti.

Ndërkaq, Jakurti ka thënë se për ata që marrin paga nga sektori privat, kjo rritje e ulë edhe më shumë vlerën reale të pagave të tyre duke e ulur kështu edhe më shumë fuqinë blerëse dhe mirëqenien.

“Për ata që nuk kanë punë e rrjedhimisht as paga…në dorë të Zotit dhe të diasporës”, ka shkruar në fund ai. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img