Deputetja nga radhët e LDK-së ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%.
Bajrami në Facebook ka shkruar se brenda një viti ngritët dy herë çmimi i energjisë elektrike.
Ajo kujtojë qëndrimet e Kurtit para së të behej kryeministër, “Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”. Ku jemi sot?”, ka shkuar ajo.
Postimi i plotë:
Pikërisht sot, kur në Kuvendin e Kosovës po flitet për “asociacionin plus” të Albin Kurtit, ZRRE paska marrë vendim që çmimi i energjisë të rritet sërish.
Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”. Ku jemi sot?
Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.
E kur flasim për energjinë na kujtohet edhe një premtim tjetër i z.Kurti, që kur ai të vije në qeveri, ”serbët do të paguajnë për energjinë e shpenzuar”. Ku jemi sot?
Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.
Për këto dy vite qeverisje, qeveria Kurti ka bërë saktë të kundërten e asaj që kanë premtu.
Dështim në çdo sektor!