11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e çmimeve: Cilat janë parashikimet për 2023-shin?

Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik.

Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi.

“Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri.

Rritje çmimesh – në disa raste mbi 100% – kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve – nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.

“Një litër vaj ulliri 8 euro, për të tjerat nuk e di çfarë të them. Të gjitha shtrenjtë, të gjitha”, thotë Mihrije Osmani.

Për Namik Canhasin, rritja e çmimeve është po ashtu “jonormale”.

Patriot Maqastena, i cili punon si tregtar në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se shitjet kanë rënë.

“Blerës ka më pak, disa çmime janë rritur pak më shumë, disa artikuj, jo të gjithë”, thotë ai.

Si gjetkë në botë, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vendi do ta përmbyllë vitin me normë mesatare të inflacionit 12 për qind.

Paga mesatare e punonjësve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte rreth 480 euro.

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi në muajin nëntor një raport për ndikimin e inflacionit në ekonomitë familjare. /REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img