Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ia ka uruar ish-Presidentit të SHBA-së, Barack Obamës, ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Michele Obama
Ish-Presidenti Obama ka shpërndarë në Facebook një fotografi të bashkëshortes së tij, Michele, të cilës ia ka uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindja dashuria ime, partnerja ime dhe shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është bekim. Të dua, Michele”, ka shkruar Obama në urimin e tij për bashkëshorten.
E në këtë postim, urimit i është bashkëngjitur edhe kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Happy birthday”, ka shkruar Bulliqi në urimin e tij për bashkëshorten e ish-Presidentit amerikan.
