-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritet për 8 për qind eksporti i produkteve bujqësore

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për dallim nga viti 2015 ku eksporti I produkteve bujqësore ishte rreth 41 milionë e 600 mijë euro, në vitin 2016 vlera totale e eksporteve të produkteve bujqësore arriti në 45 milionë e 200 mijë euro, e kthyer në përqindje është rreth 8 % më shumë sesa në vitin 2015. Rritje të eksportit të produkteve bujqësore ishte shënuar edhe në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014, për rreth 6 %.

Eksporti më i madh është vërejtur te pemët dhe perimet si dhe sektori i mishit. Te mishi dhe produktet e tjera të përpunuara nga ai rritja është 41 % krahasuar me vitin 2016. Eksporti i pemëve është 31 % më i madh, ndërkaq te perimet 49 % më shumë.

Për ministrin Memli Krasniqi kjo rritje nuk është e mjaftueshme por thotë së është progresive.

“Të dhënat padyshim se dëshirojmë të jenë më të mira në favor të eksportit. Gjithsesi nëse i shikojmë të dy vitet e fundit tregohet se ka një progres, dhe se ne duhet të vazhdojmë punën jo vetëm në eksport por edhe në zëvendësimin e importit në produktet ku mund t’i prodhojmë vetë”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img