-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, vendi po vizitohet më shumë nga këta shtetas

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi publik ka thënë se është rritur numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar”.

“Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022”, bëhet e ditur në njoftim.

Ministria thotë se në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

“Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë. Kosova, gjithnjë e më atraktive për turistët”, vijon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img