Site icon PrishtinaPress

Rritet numri i migrantëve në Ballkan, a ka Kosova kapacitet për t’u përballur me ta?

Numri i migrantëve të huaj të cilët vijnë nga zonat me konflikte të armatosura sa vjen e shtohet në shtetet fqinje të Kosovës. Në Kosovë kanë hyrë 108 azil-kërkues për gjashtë mujorin e parë të vitit 2018. Por, numri mund të rritet javëve në vijim.

Edhe Kosova po përballët me azil kërkuesve të vatrave të luftës, kryesisht nga Siri.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se Kosova ka kapacitete për tu përballur me migrantë që vinë nga vatrat e luftës. Në Ministri kanë bërë të ditur se e kanë përpiluar edhe një planë të reagimit në rast te ndonjë fluksi, shkruan lajmi.net.

“Ne bazë të planit të reagimit, Kosova për momentin ka kapacitete për akomodimin rreth 3000 persona”, ka bërë të ditur për lajmi.net, zyra për komunikim publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në Ministri kanë thënë se, sipas planit të reagimit, kostoja buxhetore është rreth 6,500,000.00  euro, po që në këtë rrafsh, thonë se presin ndihma nga UNHCR, IOM dhe organizata tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare.

“Bazuar në përvojën e vendeve tjera të cilat tashmë janë përballur me fluksin e migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve, si dhe në vlerësimet e bëra se mund të ketë fluks të tillë edhe në vendin tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur planin e reagimit për menaxhimin e këtij fluksi të mundshëm, duke definuar veprimet përgatitore dhe të reagimit nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe duke definuar autoritetet relevante vendore dhe ndërkombëtare në zbatim të këtij plani”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë për lajmi.net.

 Në Ministri thonë se Policia e Migracionit dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e refugjateve. “Në këtë kuadër, ne ndihmohemi edhe nga organizatat që merren me refugjat, siç është UNHCR, etj. Gjithashtu, policia dhe DSHAM, ka trajnuar stafin tjetër te tyre që të përgjigjen si mbështetje në rast te ndonjë fluksi të mundshëm”.

MPB bënë të ditur se, Kosova ende nuk është përfshirë nga lëvizjet e mëdha migratore për arsye të ndryshme, përfshirë këtu edhe  pozitën gjeografike. “108 azil-kërkues për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2018, dhe 81 azil-kërkues për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2017. Shumica nga këta 108 azilkërkues tanimë janë larguar nga Kosova”

Sipas statistikave të ofruara nga MPB, si rezultat i lëvizjeve të mëtutjeshme të njerëzve përgjatë tremujorit të parë dhe të dytë 2018 ka një rritje të numrit migranteve të rinj në:  Greqi, Bosnja dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Shqipëri  dhe Serbi. Në të gjitha këto shtete, për disa herë është rritur numri i migrantve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Exit mobile version