3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rritet numri i grave që kryejnë abort

Numri i grave që kryejnë abort artificial ka shënuar rritje për më shumë se 10 raste në shtatë mujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në gjysmën e gushtit të këtij viti, 71 gra kanë kryer abort me vetëdëshirë.

Gjinekologët dhe psikologët vlerësojnë se aborti shkakton dëme shëndetësore dhe psikologjike. Ndërkaq, sociologët listojnë disa faktorë që mund ta shtyjnë një grua të kryej abort.


Drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Zef Ndrejaj për KosovaPress, tha se aborti nuk duhet të përdoret si mjet kontraceptiv, për shkak se ka shumë dëme dhe pasoja, derisa shtoi se këtë vit ka një rritje të lehtë të rasteve që kryejnë abort artificial.


Po ashtu, edhe psikologu klinik, Imri Zabeli vlerëson se aborti ndikon negativisht në shëndetin mendor, ndërsa tregon se mund të shkaktojë depresion dhe ankth.

Ndërkaq, sociologu Genc Xërxa liston disa faktorë që mund të ndikojnë për t’u kryer një abort.

Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë në Kosovë është miratuar më 6 nëntor të vitit 2008, dhe ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2009, që e përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor, që përbëhet prej tre profesionistëve: dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img