-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Rritet numri i fëmijëve të prekur me “virusin e verës”

Në dhjetëditëshin e fundit në Kosovë është rritur numri i fëmijëve që po e vizitojnë Klinikën e Pediatrisë në QKUK, për shkak të problemeve me barkqitje, vjellje dhe temperaturë të lartë trupore.
Një gjë e tillë është konstatuar nga drejtori i kësaj klinike, Muharrem Avdiu, i cili ka thënë se gjatë këtyre ditëve të fundit, numri i fëmijëve që pranohen në Pediatri është rritur nga dy-tre që ka qenë më parë në rreth dhjetë raste në ditë.
Avdiu në një intervistë të shkurtër  për Kosovapress ka thënë se ka raste kur për shkak të këtyre simptomave, fëmijët marrin edhe bronhit.

“Zakonisht këto gjëra kur ndodhin në popullacionin e fëmijëve, Klinika e Pediatrisë është e para që i heton. Kjo ka ndodh edhe te ne, e kemi ta quajmë të metë profesionale dhe ne e kemi quajtur në një mënyrë paksa të çuditshme si ‘grip të verës’ me këto shenja që e përmendët, edhe gjendjet me temperaturë të lartë, edhe gjendjet me vjellje edhe me barkqitje. Pastaj mbi bazën e këtyre shenjave ndonjëherë e diku -diku edhe bronhit, diku – diku edhe kallje të mushkërive, do me thënë një polisimptomatologji dhe te fëmijët që kanë qenë më të lodhur ata e kanë kaluar më rëndë dhe u është zgjat gjendja më gjatë. Megjithatë nuk kemi raste vdekjesh që do të ishte pastaj një kaptinë në vete dhe më duhet të them një çështje që viteve të tjera ose viteve paraprake i kemi pas këto telashe më të pranishme edhe në kohën më herët, domethënë edhe gjatë muajit qershor, në pjesën e dytë të qershorit e lëre më në korrik”, ka deklaruar Avdiu.
Drejtori i Pediatrisë në QKUK, tha se bëhet fjalë për dy virusa të ndryshëm, “Rotarovirusin” dhe “Adenovirusin”, të cilët sipas tij shkaktojnë barkqitje në masën 30 për qind.
Por, nëse fëmijët kanë barkqitje, vjellje dhe temperaturë, doktor Avdiu ka rekomanduar se duhet të dërgohen urgjentisht tek mjeku në mënyrë që mos t’i humbin lëngjet trupore.
“Në qoftë se fëmija i ka 8 deri në 10 barkqitje brenda 24 orëve nuk kemi nevojë me e lodhë nëpër provinca, nëpër qendra të Mjekësisë Familjare, në Podujevë ose Drenas ose Malishevë ose çka po di unë dhe ata fëmijë me 8 deri 10 barkqitje ose 12 barkqitje etj. Kur është edhe vjellja e pranishme por edhe po të mos ishte vjellja e pranishme me shkallë  goxha të larta të temperaturës trupore këta fëmijë nuk kanë çka presin provincave, duhet t’i nënshtrohen rigorozisht vijës intravenoze, domethënë duhet të ndodhë marrja e lëngjeve adekuate, e elektroliteve adekuat të bëhet korrigjimi dhe të mos rrezikohet me jetën dhe shëndetin e fëmijëve. E dyta, masat e higjienës duhet të shtohen, ne nuk e themi kot të gjitha barkqitjet e të gjitha formave janë sëmundje të standardit të ulët shëndetësor, të pastërtisë joadekuate etj. Mospastrimi i pemëve, ngrënia  e tyre p a higjienën shoqërues, të gjitha këto duhet të eliminohen dhe duhet me u eliminua”, është shprehur Avdiu.
Megjithatë, pediatri Avdiu i cili është edhe drejtor i Klinikës së Pediatrisë, ka treguar se Kosova ka shënuar përparim sa i përket gripave të dimrit kurse krahasohet me vendet afrikane dhe ato të Ekuadorit sa i përket gripave të verës.
Mirëpo, krahasuar me gjendjen e para 20-30 viteve, Muharrem Avdiu ka deklaruar se Kosova po shkon në drejtim të vendeve të zhvilluara botërore ku ka ndikuar sipas tij edhe ujësjellësi, kanalizimi dhe hapësira e mjaftueshme për kokë banori.
“Në mënyrë shumë indirekte i nxjerrim premisat ku jemi dhe çfarë gjendje kemi, në fakt me barkqitjet e verës grupohemi me vendet e pazhvilluara të botës me shtete afrikane ose shtete e brezit të Ekuadorit pak a shumë ku ka vapë, e ku ka nxehtësi e ku ka edhe infeksione të barkut me bollëk, ndërsa infeksionet, barkqitjet në periodën e dimrit janë gjendje që e karakterizojnë se kemi lëvizë në drejtim të zhvillimit, ngadalë por ajo tendenca na shkon në atë kahe në drejtim të zhvillimit. Arsyetimet shkojnë në atë drejtim që ujësjellësi është rregulluar ën pjesë të konsiderueshme të banorëve të Kosovës kanalizimi po ashtu, dispozicioni adekuat i materieve fekale përmes kanalizimeve e kështu me radhë, nëna shqiptare dhe nëna në përgjithësi kosovare është një nënë që e ka arrit një gjendje të shkollimit të mirë dhe sot ajo është në gjendje ta transformoj bashkë me gjendjen në Kosovë edhe vetën sepse vet është e transformuar, nuk është më nëna e para 25,30 ose 35 vjetësh kur vërtetë ka qenë shumë në siklet për ta ndërruar gjendjen, atëherë ka pas vdekje shumë në Klinikën e  pediatrisë në vitin e parë e të dytë e qe besa edhe të tretë të jetës, sot ato nuk janë, vdesin fëmijë që i kanë shanset e pakta të jetës”, është shprehur ai.
Pediatri Muharrem Avdiu ka theksuar se parandalimi i gripave sezonal apo edhe viruseve të ndryshëm më së miri mund të bëhet duke e mbajtur higjienën në nivelin e duhur.
Avdiu ka shtuar se pastërtia e ambientit, duarve dhe ushqimit është elementi kryesor që e parandalon këtë virus. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img