-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritet numri i fëmijëve me virozë, shumica me të vjella e diarre

Është rritur numri i rasteve të fëmijëve me të vjella e diarre. Në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë, brenda 24 orëve kërkojnë trajtim mjekësor rreth 140 fëmijë, shumica me diarre. Përveç me këtë sëmundje, fëmijët dhe prindërit që kujdesen për ta derisa janë në spital, po ankohen për mungesë të kushteve në tualeteve dhe mungesë të shtretërve, andaj mjekët janë detyruar që pacientët t`i dërgojnë edhe në reparte tjera e me këtë rast, është shpërndarë ky virus edhe te fëmijët e tjerë.

Mesdita e gjeti repartin e Gastroenterologjisë në Pediatri me disa kërkesa për spitalizime të reja. Viroza e barkqitjes e të vjellave që po shoqërohet edhe me temperaturë të lartë, ka bërë që fëmijë të shumtë të shtrihen në spital.

Në repartin e Gastroenterologjisë janë 22 shtretër, në shumicën prej tyre janë vendosur nga dy fëmijë, ndërkohë fëmijë më këto simptoma kanë filluar të shpërndahen edhe në reparte të tjera.

Se viroza e barkqitjes e përcjellë më të vjella e temperaturë po rritet shpejt, e thotë edhe pediatri Ali Venhari.

“Kemi kryesisht rritje të numrit të rasteve me barkqitje, vjellje,për shkak te verës, numri është në rritje, brenda 24 orëve numri i vizitave është 130-140″, tha ai.

Vështirësitë në menaxhimin e situatës po shtohen. Mungesa e shtretërve është probelatikë në vete.

“Wshtë e detyrueshme, as për ne nuk wshtë lehtë me i trajtu dy fëmije në një shtrat”, tha Venhari.

Por, mungesa e shtretërve nuk është problemi i vetëm aktual në Pediatri. Gjithë fëmijët e këtij reparti, bashkë me nënat e tyre, e kanë vetëm një tualet në shërbim.

Brenda 24 orëve në Pediatri kërkojnë trajtim mjekësor rreth 130 fëmijë, shumica prej tyre janë me virozën e barkqitjes e të vjellave. Mjekët bëjnë apët për kujdes të shtuar, deri në uljen e temperaturave. /rtk/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img