-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Rritet numri i deputetëve të LVV-së që e sulmojnë Izraelin

Edhe një eputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë kundër Izraelit. Deputeti Eman Rrahmani e ka quajtur terror ndërhyrjen e Izraelit në xhaminë Al-Aksa.

Rramani ka thënë se kjo tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik.

“Vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe terrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren. U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit. Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!”, ka shkruar Rrahmani.

Paraprakisht, me popullin palestinez është solidarizuar deputetja tjetër e LVV-së, Fjolla Ujkani.

Në fotografinë e parë të publikuar nga Ujkani shkruan “Free Palestine”, derisa në fotografinë e dytë është një publikim i faqes “islamfly” në të cilën thuhet se Izraeli vazhdon bombardimet në drejtim të Gazas pas vrasjes së 9 fëmijëve.

Të njëjtën e ka bërë edhe deputeti Gazmend Gjyshinca.

Gjyshinca ka shkruar se të drejtat dhe dinjiteti njerëzor i palestinezëve po shkelen dhe se bashkë me të po shembet edhe legjitimiteti i “institucioneve ndërkombëtare” nga heshtja dhe mos reagimi.

“Sot, le të provojmë ta shohim botën me sytë e fëmijëve palestinezë!
Të drejtat dhe dinjiteti i tyre njerëzor po shkelen. Bashkë me të po shembet edhe legjitimiteti i “institucioneve ndërkombëtare” nga heshtja dhe mos reagimi.
Andaj sikur nga askush tjetër nga ne, të persekutuarit e dikurshëm, përfshirë këtu edhe vet popullin hebre, kërkohet të tregojmë solidaritet dhe empati njerëzore”, ka shkruar ai në një reagim në llogarinë e tij në Facebook.

Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit dhe në xhaminë Al-Aksa.

Palestinezët i shohin vizitat e shpeshta të hebrenjve si provokim dhe ato shpesh shkaktojnë përleshje ose dhunë edhe më serioze.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img