Site icon PrishtinaPress

Rritet niveli i ujit në Shkup dhe rrethinë (Foto)

Vazhdon gjendja e rëndë në qytetin e Shkupit, si pasojë e të rreshurave të dendura të shiut. Më herët, Enti Hidro-Meteorologjik bëri të ditur se në Shkup janë regjistruar 33 litër shi për metër katror, njofton Telegrafi Maqedoni.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë se sitauta është duke u bërë gjithnjë e më alarmante. Niveli i ujit vazhdon të rritet, ndërkaq në Haraqinë, uji ka depërtuar nëpër shtëpi. Edhe në lagjen ”John Kenedy” ka filluar të rritet niveli i ujit. Kurse në Butel, pustetat janë mbushur dhe uji tashmë del në sipërfaqe./PrishtinaPress.eu
 

Exit mobile version