Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot është rritur kërkesa për ujë të pijshëm, dhe se pavarësisht trajtimit të ujit, prapë nuk po arrin në disa pika furnizuese.
Për këtë arsye, KRU “PRishtina” njofton se janë të detyruar të aplikojnë reduktime.
Momentalisht reduktime deri në ora 22:00 ka në Lagjën Qendresa, Nic, pjesa e Veternikut kah Rezonanca dhe lagjja Qershia.
“Nëse vazhdon kjo rritje e kërkesës për ujë, reduktime do aplikohen edhe për zona tjera” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se sot, kërkesa për ujë të pijshëm është rritë jashtëzakonisht shumë, me ç’rast pavarësisht trajtimit të ujit për pije me kapacitet maksimal, uji nuk po arrinë në disa pika furnizuese.
Jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në disa zona:
Lagjja Qëndresa, lagjja Nic, pjesa e Veternikut kah Rezonanca, lagjja Qershia me reduktim nga ora 16:00-22:00.
Nëse vazhdon kjo rritje e kërkesës për ujë, reduktime do aplikohen edhe për zona tjera.
Kemi potencuar e ritheksuar se reduktime nuk do të ketë vetëm nëse nuk keqpërdoret uji, gjë që sot keqpërdorimi ka arritë kulmin e papërgjegjësisë.
Të vetëdijësohemi për përdorim të drejt të ujit.”