Site icon PrishtinaPress

Rritet deficiti i tregtisë së mallrave me 7.6%

Kosova ka shënuar deficit nga tregtia e mallrave për vitin 2017, në vlerë prej 2.669.0 milionë euro, ose 7.6% më i lartë krahasuar me vitin 2016, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Totali i eksporteve sipas të dhënave të ASK-së në vitin 2017 ishte 378 milionë euro, derisa totali i importeve ishte 3.047.0 milionë euro, ku eksporti mbulon importin me vetëm 12.4%.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2017 me ato të vitit 2016, shifrat tregojnë se ka një rritje vjetore për 22.1%.

Eksportet sipas sektorëve në këtë vit kishin rritje në këto grupe: artikuj prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit, në vlerë rreth 6.4 milionë eurosh, krahasuar me 3.5 milionë euro ose 1.7% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 81.3%, produkte bimore në vlerë rreth 23.4 milionë eurosh krahasuar me 16.7 milionë euro ose 6.2% të eksporteve të përgjithshme me rritje prej 39.7%, ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan në vlerë rreth 36.8 milionë euro krahasuar me 27.6 milionë euro ose 9.8% të eksporteve të përgjithshme me rritje prej 33.4% etj.

Gjatë kësaj periudhe, rënie të eksporteve kishte në veshmbathjet e këmbëve në vlerë rreth 2.7 milionë euro, krahasuar me 3.3 milionë euro ose 0.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 19%.

Një trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2005-2017 kanë pasur ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, nga 4.5 milionë euro, në 36.8 milionë euro, plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, nga 968 mijë euro në 35.6 milionë euro, produkte bimore nga 2.8 milionë euro në 23.4 milionë euro, lëkurë dhe artikuj prej saj, nga 6.1 milionë euro në 11.8 milionë euro, letër dhe artikuj prej saj nga 379 mijë euro në 5.2 milionë euro.

Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës, në vitin 2017, kanë shënuar një rritje vjetore rreth 9.2%, duke krahasuar me vitin paraprak.

Rritje të importet sipas sektorëve janë vërejtur te produkte minerale në vlerë rreth 442.6 milionë eurosh, krahasuar me 327.5 milionë euro ose 14.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 35.2%, mjete të transportit të ndryshëm në vlerë rreth 267.5 milionë eurosh krahasuar me 220 milionë euro ose 8.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 21.6% etj.

Ndërsa, tek importet ka rënie në instrumente dhe aparate optike, mjekësore, fotografike, muzikore etj., në vlerë rreth 33 milionë euro krahasuar me 35.4 milionë euro ose 1.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 6.8%, si dhe artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë rreth 88.2 milionë euro krahasuar me 90.9 milionë euro, ose 2.9% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 3%.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 94.2 milionë euro ose rreth 24.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 34.6%.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania 5.3%, Holanda 3.4%, Britania e Madhe 3.0% dhe Bullgaria 2.4%.

Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë, vendet e BE-së kanë te xeheroret, ngjyrat dhe hiri me 21.1 milionë euro ose rreth 22.4%, plastika dhe artikujt prej saj me 15.6 milionë euro ose rreth 16.6%, lëkurat e përpunuara dhe të papërpunuara me 5.8 milionë euro, ose rreth 6.2% etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1.312.2 milionë euro, ose 43.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania (12.4%), Italia (6.4%), Greqia (4.4%), Polonia (2.6%) dhe Sllovenia (2.1%).

Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës. Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj janë mjetet e transportit të ndryshëm, 240.8 milionë euro ose rreth 18.4%, lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 212.6 milionë euro ose rreth 16.2% etj.

Gjatë vitit 2017, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 183 milionë euro ose 48.4% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 26.9%. Partnerë kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.9%), Serbia (12.8%), Maqedonia (12.1%) dhe Mali i Zi (5.3%).

Pjesëmarrje më të lartë vendet e CEFTA-s kanë te lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre 32.6 milionë euro ose rreth 17.8%, artikujt prej hekuri dhe çeliku 22.7 milionë euro ose rreth 12.4%, etj.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2017, arritën në 856.1 milionë euro ose 28.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.7%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia 14.8%, Maqedonia 5.1% dhe Shqipëria 5.0%.

Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, ku arritën në 139.9 milionë euro, ose rreth 16.3%, hekuri dhe çeliku 133.7 milionë euro ose rreth 15.6%.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 100.7 milionë euro ose 26.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë India 13.9%, Zvicra 5.6%, Kina 1.5%.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 878.6 milionë euro ose 28.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë Turqia me 9.6% dhe Kina 9%.

Exit mobile version