2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rriten rastet me kancer këtë vit, 510 qytetarë u diagnostikuan me këtë sëmundje

Numri i rasteve me sëmundje të kancerit çdo ditë e më shumë po rritet.

Format më të shpeshta të sëmundjeve në Kosovë janë kanceri i gjirit te femrat dhe kanceri i mushkërive te meshkujt.

Shifra alarmante me këtë sëmundje janë shënuar brenda tre muajve të parë të këtij viti.

510 raste janë regjistruar gjatë fillimi të vitit 2023 me sëmundjen e kancerit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.

Kurtishi tha se lloji i kanceri i cili dominon më shumë është ai i gjirit.

“Në tre mujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar 510 raste të reja me sëmundjen e kancerit. Sëmundja me dominim është ajo e gjirit me 120 raste, pastaj 130 raste me kancer të sistemit gastrointestinal, 122 raste të sistemin urogjenital dhe 80 raste të mushkërive”, u shpreh Kurtishi

Drejtori i Onkologjisë tha se mosha më e prekur me sëmundjen e kancerit fillon nga 50 vjeç.

Kurtishi thotë se tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive, ndërsa tek femrat, ai i gjirit.

“Realisht kemi një rritje mbi 10% në krahasim me vitin e kaluar me këtë lloj të sëmundjes. Në Kosovë vazhdon të dominojë kanceri i gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe zorrës së trash. Mosha më e prekur është ajo 50-60 vjeç, edhe pse kemi një rritje të lehtë të rasteve edhe nën moshën 50 vjeç”, theksoi Kurtishi.

Shumica e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje udhëzohen për t’u trajtuar jashtë vendit, në mungesë të mjeteve adekuate të trajtimit në Kosovë.

Por, këtë vit nuk është e njëjta situatë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se gjatë 3 muajve të këtij viti ka pak kërkesa për trajtim jashtë vendit.

“Në këtë fillim të vitit kemi shumë pak kërkesa për trajtim jashtë vendit, edhe ata që shkojnë janë për rrezatim të sofistikuar si Radio-kirurgjia e qe 3-4 pacientë janë të rekomanduar për një trajtim të tillë. Në këtë klinikë brenda ditës rreth 250 pacientë janë në shërbimin e Kimioterapisë dhe rreth 100 pacient në Shërbimin e Radioterapisë”, thotë Kurtishi

Kurtishi tha se Klinika e Onkologjisë nuk ka mungesë të barnave, është e furnizuar.

“Klinika është e furnizuar realisht mirë me barna dhe pacientët marrin trajtimin adekuat sipas stadit të sëmundjes dhe llojit të saj. Furnizimi është i mirë edhe pse ka ndonjë herë mungesa të vogla te disa barnave”, tha ai.

Gjatë vitit 2022 u shënuan 1 mijë e 700 raste të reja me kancer, ndërsa 3 mijë e 270 raste janë regjistruar në 2021-ën./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img