2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Rriten edhe çmimet e materialeve ndërtimore

Përveç energjisë elektrike, naftës e artikujve të ndryshëm ushqimorë, kohëve të fundit ngritje të theksuar të çmimeve kanë shënuar edhe materialet ndërtimore. Në Shoqatën e Ndërtimtarëve thonë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurt është rritur për 45 % e ai i cementit për mbi 60 %. Sipas ndërtimtarëve, ky shtrenjtim ka kosto dhe po ndikon edhe në ngritjen e çmimit të banesave.

Leotrimi, 30 vjeç, prej dy javësh nuk po punon në një kompani që merret me ndërtime në Ferizaj. Ai, jashtë mikrofonit ka thënë për Radio Kosovën se nuk është larguar nga puna, dhe se pret të fillojë punën pasi ndërtuesi të furnizohet me hekur, me çmime më të lira.

Përveç hekurit, që është shtrenjtuar mjaft shumë, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, janë ngritur edhe çmimet e materialeve të tjera ndërtimore, tregon Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve.

“Çmimi i cementit, hekurit e drurit ka shënuar ngritje të madhe. Kështu, nëse marrim për bazë si çmim të fundit atë të datës 22 shkurt, shihet se çmimi i hekurti është rritur për 45 %. Çmimi i cementit, në raport me vitin e kaluar është për 64 % më shumë. Edhe te druri, çmimi tash është për rreth 50 % më i lartë. Normalisht, kjo rrit koston dhe po shkakton mjaft telashe”, tha ai.

Pas shtrenjtimit të çmimeve, Hoxha thotë se ka indikacione edhe për ndërprerjen e punimeve.

“Ju e dini që punët në ndërtimtari zgjasin edhe me vite. Kështu, kemi kontrata që janë bërë në vitin 2020, kur ta zëmë çmimi i hekurit ka qenë 530 euro për ton, ndërsa tash është 1 mijë e 300 euro për ton. Në këtë situatë, normalisht ose rinegociohen çmimet ose mund të ndërpriten punimet”, pohoi ai.

Tutje, Hoxha thotë se ngritja e çmimeve të materialeve ndërtimore po ndikon edhe në çmimin e banesave dhe objekteve të tjera.

“Nëse, deri para dy muajve në Mat dhe Emshir në Prishtinë, ku është ndërtimi më i koncentruar, ke mund të blesh  metrin katror me rreth 850 euro, si maksimum, tash çmimet me të cilat kanë dalë firmat me ofertë është rreth 1 mijë e 50 euro. Është një rritje gati 30% dhe normalisht që njerëzit ndalen dhe presin”, tha ai.

Edhe gjatë vitit të kaluar pati ngritje të çmimeve në sektorin e ndërtimit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë shënoi ngritje për 16.0%. /RTKlive

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img