-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rriten asetet e sigurimeve për 8.3%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori i sigurimeve që përfaqëson rreth 3.2 për qind të aseteve të sistemit financiar, shënoi rritje vjetore prej 8.3 për qind.
“Sigurimet jo-jetë përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit (90.4 për qind të gjithsej aseteve të sektorit), dhe shënuan rritje vjetore prej 8.5 për qind. Pjesa e mbetur e aseteve përbëhet nga sigurimet jetë, asetet e të cilave shënuan rritje vjetore prej 6.5 për qind. Vlera e gjithsej primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve deri në qershor 2016 ishte për 1.9 për qind më e lartë se sa në vitin paraprak. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë të cilat përfaqësojnë 96.7 për qind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e tyre gjatë kësaj periudhe ishte 39.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.0 për qind.
Ndërsa, pjesa e mbetur e primeve të shkruara përbëhet nga primet e sigurimit jetë të cilat arritën vlerën 1.4 milionë euro (rënie vjetore prej 0.3 për qind)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë”, raporton RTKlive.

Në anën tjetër, sipas BQK-së, gjithsej dëmet e paguara, ku përfshihen kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), deri në qershor 2016 shënuan rënie vjetore prej 9.3 për qind (rritje prej 17.4 për qind në TM2 2015).
“Zvogëlimi i vlerës së dëmeve të paguara krahas rritjes së primeve të shkruara, rezultoi në rënie të raportit të gjithsej dëmeve të paguara ndaj primeve të shkruara”, thuhet në raportin e BQK-së.
Po ashtu sipas BQK-së, të hyrat neto të sektorit të sigurimeve gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 shënuan rënie vjetore prej 1 për qind, ndërsa shpenzimet shënuan rritje vjetore prej 24 për qind.
“Si rrjedhojë e kësaj, humbja e regjistruar nga sektori i sigurimeve gjatë kësaj periudhe ishte 11.5 milionë euro (-2.5 milionë deri në qershor 2015). Në këtë periudhë, sigurimi jo-jetë regjistroi humbje prej 11.7 milionë euro, ndërsa sigurimi jetë regjistroi fitim në vlerë prej 186.2 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img