Sh.Kelmendi, 36 vjeçar është rrahur nga persona deri tani të panjohur, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë dhe është trajtuar në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në veri të Mitrovicës.
“Viktima derisa po hynte në njërën prej objekteve afër Raiffeisen Bankës për të dorëzuar dokumentacionin rreth një tenderi, është sulmuar nga katër persona, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë dhe i është marrë komplet dokumentacioni”, kanë thënë burimet, duke shtuar se i njëjti është dërguar me automjet të policisë në spitalin e jugut të Mitrovicës për trajtim.
Deri tani nuk dihet motivi dhe autorët e këtij incident.