Bora e cila sot ka mbuluar thuajse çdo anë të Kosovës padyshim se i zuri në befasi shumë prej komunave.
Në ditët e pranverës kur temperaturat ishin ngritur mjaftë shumë, gjithçka ndryshoi brenda natës.
Kësisoj edhe në Prishtinë shumë rrugë vazhdojnë të jenë vështirë të kalueshme.
Madje një problem tjetër u shfaq edhe tek Parku i Qytetit.
Në rrugën që të lidhë me parkun e qytetit dhe anët e tjera një lis është rrëzuar.
Por tashmë përgjegjësit nga Komuna e Prishtinës janë në vendin e ngjarjes duke u munduar që të sanojnë dëmin e shkaktuar dhe largimin e këtij lisi./PrishtinaPress/