Parlamenti spanjoll ka votuar një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Mariano Rajoy nga Partia Popullore për shkak të një skandali korrupsioni. Me 180 vota, Parlamenti ka miratuar shkarkimin e tij. Rajoy njihet për qëndrimet e ashpra kundër pavarësisë së Kosovës.
Mariano Rajoy, është parë dikur si i mbijetuari i madh i skenës politike spanjolle, është shkarkuar sot, pasi disa ish anëtarë të partisë së tij janë dënuar për korrupsion.
Mocioni i Sanchez ka fituar mbështetjen e 180 deputeteve të Parlamentit, 4 më shumë se që nevojiteshin për shkarkimin e tij. Parlamenti i Spanjës ka gjithsej 350 deputetë, nga të cilët 169 kanë votuar kundër shkarkimit të Mariano Rajoy.
Rajoy i është drejtuar parlamentit spanjoll me këto fjalë “Ka qenë një nder i madh të jem kryeministër i Spanjës,” vetëm pak para se të ndodhte votimi.
“Është një nder i madh që po e lë një Spanjë më të mirë se që e gjeta. Shpresoj që zëvendësuesi im do të mund të i thotë të njëjtat fjalë kur koha e tij të vijë.”
Ai ka thënë se ka kryer në mënyrën më të mirë detyrën e tij si kryeministër, si dhe ka shtuar se “Falënderimet e mia për popullin spanjoll, që më dhanë mbështetjen e tyre si dhe mirëkuptimin për qeverisje të vendit.Shumë fat të gjithëve për të mirën e Spanjës” ka përfunduar ai.
Rajoy është ballafaquar me referendumin për pavarësi të Katalonjës duke interventuar me polici në këtë rajon. Ai njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës ndërkohë që qëndrimin e tij e ka shfaqur në Samitin e Sofjes që u mbajt muajin e kaluar. Ai ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit BE-Ballkani Perëndimor duke refuzuar të fotografohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe ka refuzuar ta nënshkruaj deklaratën pas aty ka firmosur edhe Hashim Thaçi.