0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë, nuk ka burg për Encën

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi që këngëtarja Enca Haxhia të rikthehej në burg teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj.

Ajo qëndroi 2 netë në paraburgim, pasi u arrestua nga efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë duke i vendosur masën e ‘detyrimit për tu paraqitur’.

Hetuesit ndryshe nga gjykata kërkuan që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg.

Gjykata e Apelit nuk pranoi ankimin për caktimin e masës të “arrestit në burg”, pasi Prokuroria hoqi dorë nga akimi.

Ndërsa kërkesa e Encës për ta vlerësuar të paligjshëm arrestimin e saj është rrëzuar, pasi ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img