Site icon PrishtinaPress

Rrëzohet druri dhe bie mbi vetura në një parking në Prishtinë

Reshjet e mëdha të shiut kanë vazhduar edhe gjatë pasdites të së martës, ku si pasojë edhe një dru në qendër të kryeqytetit është rrëzuar.

Në fotografitë e dërguara nga lexues të Telegrafit, shihet një dru i lartë i cili është rrëzuar në parkingun e ndërtesave tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe ka rënë mbi disa vetura.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se sot do të ketë vërshime, teksa ka lutur qytetarët që të lajmërojnë për çfarë do urgjence.

“Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situaten në shtetet fqinje ju informojmë se sot në regjionin e Prishtinës do të ketë vërshime. Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Twitter.

Po ashtu edhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka dhënë alarmin për vërshime të shpejta në disa pjesë të Kosovës.

Sipas njoftimit Agjencioni ka parashikuar që të ketë vërshime qysh sot nga ora 12:00.

“Pika më e hershme e parashikuar: e martë, 23 Qershor 2020 – 12:00; Përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut: shumë e lartë: 43%, lartë: 34%, moderuar: 12%;

Data e parashikimit: 2020-06-23. 08 UTC; “duke treguar një probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme.

Exit mobile version