Site icon PrishtinaPress

“Rrëzohet” armëpushimi/ SHBA vendos veton në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria voton pro

Këshilli i Sigurimit të OKB u mblodh të premten për të vendosur me votë armëpushimin e menjëhershme të luftimeve në Gaza.

Kjo kërkesë u soll në tryezë nga sekretari I përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, që aktivizoi artikullin 99-të, një mjet i fuqishëm diplomatik i papërdorur në dekada. Sipas një letre të dërguar anëtarëve, ai u shpreh se në Gaza po rrezikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, ndërsa po shkaktohet një katastrofë humanitare.

Në fjalimin përpara anëtarëve të këshillit të sigurimit, Guterres tha se brutaliteti i Hamasit nuk mund të justifikojë kurrë “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve.

Mocioni u mbështet nga 13 vende në Këshillin e Sigurimit, por SHBA vuri veton duke u shprehur kundër një lëvizjeje të tillë. Zv. Amabsadori amerikan Robert Wood tha se armëpushimi do të mbillte vetëm farat për luftën e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar abstenoi në votim.

Shqipëria, pjesëtare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura. Më tej, përfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri.

Përfaqësuesi i Palestinës shton se këshilli i sigurisë nuk ka arritur të mbajë përgjegjësinë e tij përballë asaj që ai e quan “një krizë e rëndë”./Topchannel/

Exit mobile version