0.7 C
Pristina
Thursday, January 2, 2025

Buy now

spot_img

Rreziqet që paraqet akullnaja e ashtuquajtur “Fundi i Botës”

Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak akullnajën Thwaites në Antarktidë. Akullnaja ka marrë nofkën “Fundi i botës” për shkak të potencialit masiv dhe rritjes së nivelit të detit në rast të shkrirjes së saj. Është një lajm i mirë dhe i keq. Duke përdorur një robot në formë lapsi prej tre metrash, shkencëtarët panë një pikë kritike të shndritshme në ndarjen kaotike të Thwaites.

“Akullnaja Thwaites është në thelb një masë akulli që lëviz shumë ngadalë e që po del nga kontinenti i Antarktikut dhe po lëviz në oqean. Mund ta imagjinoni atë si një lumë që rrjedh ngadalë. Është një nga akullnajat që po ndryshon më shpejt në Antarktidë. Ka potencialin më të lartë për të ndryshuar me shpejtësi në shekullin e ardhshëm. Dhe ka shumë shqetësim mbi ndikimin që mund të ketë në rritjen e nivelit të detit”, thotë Peter Davis, oqeanograf, British Antarctic Survey.

Shkencëtarët nuk kishin arritur ta vëzhgonin me parë pikën kritike të Thwaites. Por duke ulur poshtë një çarjeje të hollë me gjatësi prej 587 metrash robotin Icefin, ata panë se sa ndikim kanë çarjet e thella në thyerjen e akullit, duke shkaktuar mbi akullnajë dëmin më të madh, madje më shumë sesa shkrirja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img