1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rreziqet në breg të detit

Që prej disa vitesh është shumë problematike të shtrihesh apo të ecësh në rërë. Të shohim pse dhe si duhet të mbrohemi.

Të zhytesh dhe pastaj të shtrihesh në rërë, të hapësh gropa, të ndërtosh kështjella, të luash në rërë me fëmijët… kjo është mënyra më e mirë për t’u argëtuar. Edhe të rriturve i pëlqen të shtrijnë këmbët në rërë, të luajnë futboll, apo volejboll, apo të shtrihen në rërë për të marrë rreze, transmeton Telegrafi.

Në fakt në verë, rëra është vendi ku ndihesh më i lirë: nga puna, nga fundet që shtrëngojnë, nga kravata dhe nga tokat e larta.

Në rërë fshihen shumë gjëra që nënvleftësohen, të cilat mund të jetë shkaktare të shqetësimeve serioze. Plazhet nuk janë vende të dezinfektuara, por vende plot plehra, të cilat fermentohen nga nxehtësia dhe bëhen vende që mbledhin baktere. Prandaj, rreziqet janë të shumta: mjafton një plagosje e vogël që të infektohesh.

Që ta evitosh vetë rrezikun nuk duhet të evitosh jetën e detit. Mjafton të kesh kujdes që të mos prishësh pushimet. Ja rreziqet më të shpeshta dhe metodat për të evituar. Ja 7 rreziqet më të zakonshme:

SHTOHEN SHIRINGAT

Për fat të keq janë një nga objektet më të padëshiruara, të cilat mund të të plagosin ndërsa je duke ecur këmbë zbathur në plazh, apo ndërsa vendos duart në rërë. Përveç dhimbjes që ndjehet në atë moment (e gjitha varet nga sa thellë ka hyrë agia), aspekti më i rrezikshëm i gjithë këtij aksidenti është mundësia për t’u infektuar nga mikrobe apo viruse.

Rreziqet

* Një nga rreziqet është tetanosi, një sëmundje infektive që vjen si pasojë e një mikrobi që hyn në organizëm nëpërmjet një të plagosure, qoftë kjo edhe shumë e vogël, edhe me anë të një ageje. Ky mikrob prodhon një toksinë që prek sistemin nervor dhe mund të çojë në paralizë në diafragmë në muskujt poshtë mushkërive, muskuj këto që bëjnë të mundur lëvizjet për frymëmarrje. Nëse diafragma paralizohet, ndërpret frymëmarrjen me rrezik serioz për jetën.

* Një rrezik tjetër jo i pazakontë është ai i të sëmurit me hepatit viral. Në rast se vritet në një age shiringe, mund të infektohesh nga hepatiti B.

* Duhet theksuar që nuk është e mundur të infektohesh me virusin HIV dhe me SIDA. Në fakt ky virus është shumë cenues kur gjendet jashtë lëngjeve organike (mbi të gjitha gjakut dhe spermës), nëpërmjet së cilave transmetohet. Mjafton vetëm pak minuta në kontakt me atmosferën dhe virusi bëhet i parrezikshëm.

Çfarë duhet bërë?

Që të evitojmë tetanosin, në rastet kur plagët janë të rënda, a është e domosdoshme të marrësh një antitetanos? Bëhet fjalë për një gjilpërë të thjeshtë që mund të bëhet në çdo ambulancë apo spital. Parandalimi më i mirë kundër hepatitit B është vaksinimi. Bëhet fjalë për një seri prej 3 vaksinash që bëhen në distancën kohore të disa muajve.

PREZENCA E PLEHRAVE

Mund të ndodhë t’i prekësh me këmbë, dhe nëse bëhet fjalë për një rastësi, nuk përbën ndonjë rrezik për shëndetin. Nëse lëkura është e shëndetshme, atëherë është e vështirë që baktere të ndryshme të mund të hyjnë në organizëm. Por fëmijët janë ato që rrezikojnë më shumë duke luajtur në rërë.

Rreziqet

Në këto raste rreziku ekziston dhe nuk duhet nënvlerësuar. Rreziku i shëndetit nuk është i përcaktuar nga kontakti direkt i lëkurës (nëse nuk ka plagë rreziku është i vogël), por nga fakti që fëmijët e kanë shpesh zakon të mbajnë duart në gojë.

Në këto raste mundësia për t’u infektuar nga një numër infeksionesh të shumta mund të prekin aparatin tretës. Këto sëmundje përcaktohen nga mjekët si të transmetuara nëpërmjet gojës, pasi mikrobet që i shkaktojnë hyjnë në organizëm nëpërmjet gojës dhe dalin nëpërmjet fekaleve. D.m.th duart bëhen mjet transporti i mikroorganizmave drejt gojës.

Nga sëmundjet e shumta që transmetohen nga kjo mënyrë, duart janë përgjegjëse për dy tipe infeksionesh: salmoneloza dhe hepatiti A. Kur virusi hyn në organizëm dhe nëse arrijnë të hyjnë në stomak, të padëmtuar, shkojnë me zorrë ku gjejnë ambientin e përshtatshëm për t’u shumuar shumë thjeshtë.

Për arsye të ngjashme, fëmijët, më shumë se personat e rritur janë viktima të parazitëve të zorrës së trashë. Jo rastësisht transmetimi i tyre bëhet nëpërmjet duarve.

Çfarë duhet bërë?

Nëse lahen menjëherë duart pas kontaktit me jashtëqitjen nuk garantohet një siguri absolute, por është sigurisht një mënyrë për të shmangur infeksionin.

Mjafton të përdorësh një sapun. Nuk janë të nevojshme detergjentet apo dezinfektuesit. Madje është më mirë të evitohen, sepse dëmtojnë lëkurën. Një mënyrë për të evituar mikrobet nuk është vetëm larja e duarve me sapun, por fërkimi i mirë i duarve me njëra-tjetrën.

* Mos hapni gropa në rërë me duar. Është më mirë të përdorni një nga lodrat e fëmijëve dhe të mbani veshur një palë sandale gome. Këto parandalime nuk janë të tepërta, sepse mund të evitosh rrezikun për të mos u vrarë nga xhamat, gozhdat, etj.

GËRVISHTJET

Bëhet fjalë për gërryerje të sipërfaqes së lëkurës, të shkaktuara nga fërkimi me rërë. Lëkura bëhet shumë delikate si ajo e fëmijëve. Prandaj shpesh ajo skuqet, dhe bëhet me vijëza apo gërvishtet.

Rreziqet

Lëkura e dobësuar nga dielli, era, kripa, pezmatohet duke u mbuluar me gërvishtje të vogla të cilat shkaktohen nga kontakti me rërën.

* Nuk duhet harruar që nga këto gërvishtje të vogla mund të penetrohen shumë thjeshtë mikrobe e viruse, një familje me miliarda mikroorganizma që sipas ligjit të natyrës, shumohen dhe përshtaten shpejt në brendësi të organizmit njerëzor. Dhe rëra është e pasur me këto mikrobe.

* Bakteret hyjnë në organizëm nëpërmjet plagës dhe pastaj kalojnë në gjak, këtu pastaj ato luftohen nga antitrupat. Natyrisht që pasojat varen nga çdo lloj mikrobi, me anë të së cilit je në kontakt dhe jo nga gjendje fizike.

Çfarë duhet bërë?

* Nuk duhet ndaluar që fëmija të mos luaj me rërë, por mund t’i bëhet një dush i mirë, përpara se të ktheheni në shtëpi, duke eliminuar kështu përmbajtjet e rërës.

* Mos përdorni sapun apo shampon për trupin, mund të irritojnë lëkurën, duke hequr yndyrën natyrale të lëkurës, e cila mban dhe e bën lëkurën me elastike. Pas dushit gjëja më e mirë është ta fshijmë fëmijën me një sfungjer të butë.

* Kur shtrihesh në rërë është mirë të evitohet kontakti direkt me rërën e nxehtë. Është mirë të përdorni një peshqir të madh, për t’u shtrirë për të evituar irritimet e vogla.

* Rëra në këpucë mund të shkaktojë shqetësime në këmbë. Kjo i përket vetëm personave që e kanë zakon të shkojnë në plazh me këpucë. Dhe kështu këto këpucë mbajnë një sërë grimca rëre të cilat ngjiten në këmbën e zbathur dhe provokojnë të prera të dhimbshme. Është më mirë të veshim pantofla, apo pantallona me materiale natyrale. Plaga duhet mbajtur mirë për të evituar që mikrobet të mos hyjnë kollaj. Prandaj është e rëndësishme ta lidhim me fasho.

* Kur lëkura është vetëm e skuqur, është e mjaftueshme ta lajmë me ujë të ftohtë dhe nuk duhet fërkuar.

PICKIMET E INSEKTEVE

Stina e verës është periudha më e rrezikshme përsa u përket “pickimeve apo kafshimeve të kafshëve. Fillojmë me mushkonjat dhe çfarë mund të bëjmë për t’u mbrojtur nga ato. Mushkonjat na sulmojnë sepse kanë uri: na pickojnë që të ushqehen duke na thithur gjakun.

Për të shmangur pickimet, mund të përdorni një krem ose një losion insekte­largues. Ndërsa kur na pickojnë janë pomadat antihistaminike. Zbusin të kruarën. Por nëse pickimi shkakton plagë të mëdha dhe të bezdisshme, këshillohet të pihet një antihistaminik nga goja.

Grerëzat dhe bletët sulmojnë vetëm kur ndihen të kërcënuara. Ato afrohen vetëm nga kurioziteti, sepse ndiejnë një erë që i tërheq dhe vijnë rrotull vetëm për të kuptuar gjendjen. Sapo gjykojnë që nuk ka asgjë që u nevojitet, ikin spontanisht. Por ka nga ata që duan t’i përzënë dhe bëjnë disa lëvizje. Dhe atëherë, insektet duke u ndjerë në rrezik, reagojnë duke sulmuar.

Pickimet e tyre janë të dhembshme pasi poshtë lëkurës injektohet një substancë që quhet histaminë, e cila shkakton ënjtje, dhembje dhe skuqje. Kur pickojnë ato e ngulin thumbin në lëkurën e “viktimës”. Prandaj, në radhë të parë duhet hequr thumbi, që shikohet shumë mirë me sy të lirë. Përdorni një age të sterilizuar dhe jo një piskatore, pasi ajo shpesh e lë helmin brenda. Pasi keni hequr thumbin vini për disa minuta akull, i cili largon dhembjen dhe ul malcimin. Kur të mos ju djegë më, vendosni pak krem me bazë kortizoni. Grerëzat rrallë herë e lënë thumbin në lëkurë, kështu që mund të procedoni menjëherë duke vënë pak akull dhe krem me kortizon në vendin që ju dhemb.

Insekte të tjera që duhet t’u druhemi janë edhe zekthat dhe këpushat. Edhe për ato vlejnë këshillat që dhamë për mushkonjat.

Por nëse duam të rrimë të qetë nga këpushat duhet të ndjekim disa këshilla më tepër. Pështyma e tyre mund të përmbajë mikroorganizma përgjegjëse për disa sëmundje, kështu që sapo të vini re që ju ka pickuar një këpushë, mermi një piskatore dhe mundohuni ta largoni insektin nga lëkura por mos e kapni as nga trupi dhe as nga koka, por pranë “gojës” që thith gjak. Më pas, vendin e prekur lajeni me ujë dhe sapun dhe dezinfektojeni. Vendi i prekur duhet të mbahet nën kontroll për një muaj: me shenjën e parë të skuqjes është mirë të shkoni të vizitoheni në qendrën më të afërt spitalore.

Një rrezik tjetër janë edhe gjarpërinjtë për ata që shkojnë me pushime në mal. Nëse kafshoheni nga këta zvarranikë ju këshillojmë të mos lëvizni. Prisni derisa të vijë dikush për t’ju vizituar pasi duke lëvizur helmi përhapet më shpejt duke shfrytëzuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë kohë për të ndërhyrë.

NJOLLAT NË LËKURË

Në të shumtën e rasteve janë të pranishme në lëkurë, por pa dhënë asnjë simptomë. Me anë të temperaturës së lartë, nxehtësisë, djersës, lagështisë, numri i tyre rritet dhe ato bëhen të dukshme. Ka raste që edhe vetë kontakti me verën i bën ato të duken.

Rreziku

Lëkura mbulohet nga njolla të bardha që shtohen gjithnjë e më shumë duke i dhënë trupit një pamje si mozaik. Shkaktari i këtyre njollave është një mikrob që në kushte të veçanta të mjedisit prodhon njolla të vogla të bardha, që dallohen atëherë kur dielli nxin pjesën tjetër të trupit. Deri para disa kohëve dermatologët mendonin që këto mund të ngjiteshin. Por studimet e fundit tregojnë që këto jetojnë vetëm në lëkurën e atij që i ka. Megjithatë higjiena nuk është asnjëherë e tepërt.

Çfarë duhet bërë?

Në darkë duhet bërë një dush dhe duhet aplikuar një krem antimikotik. Kjo kurë duhet të vazhdohet të paktën për dhjetë ditë rresht.

PREZENCA E BAKTEREVE TË PADUKSHME

Është një lloj bakteri që quhet “Pitiriasi Versicolor” që mund të jetë i pranishëm në të gjitha llojet e lëkurave, por që mbesin të padukshme, transmeton Telegrafi.

Rreziqet

Është e mjaftueshme vetëm një ulje të sistemit mbrojtës dhe numri i këtyre baktereve shtohet shumë. Në këtë rast ato mund të shfaqen në zonat e krahut si njolla të bardha. Këto njolla mund të nxihen nga dielli, por këtu ngjyra ikën më shpejt se në pjesë të tjera të trupit.

Çfarë duhet bërë?

Duhet aplikuar çdo ditë krem antimikotik. Nëse njollat janë të shumta duhet kontaktuar mjeku për të marrë ilaçe nga goja.

IRRITIM NGA RROBAT E BANJOS

Është një tjetër rrezik tipik i verës. Shpesh pas 2 ose 3 ditë në plazh shfaqen sekrecione të bardha. Ky problem, që quhet vagjinitet dhe mund të ketë shkaqe të shumta, i bezdis shumë femrat gjatë pushimeve.

Rreziku

Ky problem mund të shkaktohet nga dy elementë: i nxehti dhe lagështira, ose nga kontakti i rrobave të lagura në rërë. Bëhet fjalë për një irritim që shkaktohet nga një bakter i thjeshtë infektues. Në fillim sekrecionet mund të jenë transparente por janë më të shumta se zakonisht.

Simptomat e tjera janë djegie dhe kruarje në këtë zonë. I nxehtë dhe lagështia, e favorizojnë bakterin sepse në këtë mënyrë ai shërohet shumë shpejt.

Çfarë duhet bërë?

Për të evituar rrezikun, mjafton një dush menjëherë pas kontaktit me rërën. Nëse bakteri shumohet shumë, është e këshillueshme vizita tek mjeku që mund të rekomandojë një pomadë me substanca antimikotike. Mund të përdorësh një numër produktesh me ujë dhe bikarbonat si alkoolin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img